Presidenti Ilir Meta ka deklaruar këtë të premte se edhe njëherë të vetme do ta ngrejë popullin dhe se momenti final po vjen. Ai ishte i pranishëm në emisionin “Zonë e Lirë” ku përballë analistit Arian Çuri tha se gjërat i ka “me plan dhe me shpirt pasi ka vite që nuk fle gjumë”.

Ilir Meta: E kam thënë një vit para, që në asnjë mënyrë të mos i digjni.

Arian Çuri: Në mënyrë që ata kanë dalë jashtë ju kanë çarmatosur?

Ilir Meta: Kë kanë çarmatosur?

Arian Çuri: Juve personalisht

Ilir Meta: Pse më kanë çarmatosur.

Arian Çuri: Ju kanë hequr të gjitha instrumentet politikë.

Ilir Meta: Po, por a e heqin dot popullin?

Arian Çuri: Është i trembur dhe populli nga Covid-i dhe nuk del as nga shtëpia. Policia thotë hajde këtu se do ju vemë gjoba, populli vete vetë me këmbët e tyre

Ilir Meta: Me të vërtetë flisni kështu ju?

Arian Çuri: Ky është popull shumë i butë.

Ilir Meta: Vërtetë mendoni që shqiptarët qenkan popull i trembur. Apo siç thotë ai vagabondi që e keni me video popullit që nuk ju ngrefet.

Arian Çuri: Patjetër. Unë po i nxis të ngrihen.

Ilir Meta: Mos ki merak se kur i nxis i ngre unë. Edhe njëherë, vetëm njëherë do t’i ngre…

Arian Çuri: Kur, ngriji pra…

Ilir Meta: Atëherë kur duhet…

Arian Çuri: Pas 25 Prillit…

Ilir Meta: Unë do t’i ngre atë ditë që do të jetë dita e fundit. E kam me shpirt, e kam me plan, e kam me strategji se kam vite që nuk fle gjumë. Tani po vjen momenti final dhe kam për detyrë t’i paralajmëroj të gjithë që të mos më thonë që Presidenti ka bërë diçka që nuk e tha./tvklan.al