Meta e kthen dhimbjen në forcë

Posta

Meta e kthen dhimbjen në forcë

15:39 28/09/2019

Ndryshon qëndrim pas opinionit të Komisionit të Venecias

Ishte shumë i sigurtë kur garantoi që do jepte dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias do ta shpallte jo kushtetues dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Aq i sigurt, saqë vuri në lojë postin e tij, duke premtuar dorëheqjen.

“Kjo është e padiskutueshme. Nëse Komisioni i Venecias më bind që vërtetë kam shkelur Kushtetutën, edhe bindem vërtetë që e kam bërë këtë gjë, unë nuk merrem fare me politikë. Por nëse unë shoh se Komisioni i Venecias lobohet, siç lobohen këtu ambasada, e ku di unë, njerëz të papërgjegjshëm, patjetër që unë do të iki përsëri, sepse unë kam shprehur respekt deri tani për Komisionin e Venecias dhe askush nuk do ta pranonte apo jo, që në këtë rast unë të mos rrija, por do të vazhdoja patjetër, sezbën”.

Por ndryshe mendon tani për Venecian, pasi Komisioni e tha qartë në opinionin paraprak të mbërritur të premten në Tiranë, se Presidenti i tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese me anulimin e zgjedhjeve vendore.

Gazetari: I trembeni Venecias?

“Po si mund t’i trembet Venecias Luani i Artë i Venecias, të paktën për këtë vit. Kështu që të jeni të sigurt që Luani i Artë i Venecias për këtë vit, do të jetë siç e ka mbajtur premtimin deri në 24 Korrik”.

Sigurisht kjo nuk është e re për deklaratat e politikanëve shqiptarë. Kur u duket se kanë të drejtë venë bast me gjithçka kanë, por kur humbasin, gjithmonë fajin ua kanë kundërshtarët dhe zgjedhin ta kthejnë dhimbjen në forcë.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi