Klosi: Do ta kthejmë në simbol të turizmit fetar

Peticionin për zgjerimin e zonës së mbrojtur në Malin e Tomorrit e ka nënshkruar edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. Duke shfrytëzuar praninë e tij ne Tomorr me rastin e festes së bektashinjve, kreu i shtetit dhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit kanë dalë në krah të qytetarëve për të mos lejuar shkatërrimin e kësaj zone.

Ndërsa ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u shpreh i vendosur për ta kthyer malin e Tomorrit në simbol të turizmit fetar.

“Një hapësirë që shumë lehtë mund të kthehet në një simbol të turizmit shqiptar, turizmit religjioz apo për natyrën e bukur të kësaj zone. I jam bashkuar nismës së shumë të rinjve për të mbrojtur malin e Tomorrit, për ta shndërruar në një mal të magjishëm, aq të bukur sa Perëndia e ka krijuar dhe aq të fortë sa besimi ynë e ka mbajtur. Kalofshi një ditë të bukur, të paqtë me familjet tuaja dhe Abaz Aliu të gjithëve na ndihmoftë.”

Të rinjtë e projektit “Smile Albania” po vijojnë të mbledhin firma për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Administrative, e cila ditë me parë rrëzoi vendimin e qeverisë për zgjerimin e zonës së Parkut Kombëtar në Malin e Tomorrit.

Tv Klan