Presidenti Ilir Meta ka folur sot për vrasjen e gjyqtares Fildez Hafizi, e cila u ekzekutua mesditën e së enjtes nga ish- bashkëshorti Fadil Kasemi. Meta paralajmëroi veprime të mëtejshme përsa i përket vrasjes së gjyqtares.

 

“Ne kemi reaguar që dje dhe në ditët që vijnë do të ketë qëndrime edhe më të qartë për këtë çështje dhe për të adresuar këtë fenomen kriminal që ka dëmtuar rëndë familjen në Shqipëri,  por edhe shoqërinë tonë”.

 Meta reagoi dhe një ditë më parë me një mesazh ku i shprehu ngushëllimet e thella familjes për humbjen e madhe e të pazëvendësueshme, duke inkurajuar organet ligjzbatuese si dhe gjykatat shqiptare të vënë para drejtësisë dhe t’i japin autorit të krimit një dënim shembullor, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më e të mos lëndojnë e prekin familjen e mbarë shoqërinë shqiptare./tvklan.al