Pak pasi zhvilloi një takim me Ambasadorin amerikan Donald Lu e atë të BE, Vlahutin, Ilir Meta u shfaq në rolin e negociatorit me opozitën, për arritjen e një konsensusi për Reformën në Drejtësi.

Kryetari i Kuvendit i drejtoi një ftesë zyrtare Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për t’u takuar dhe për të biseduar për reformën.

Ai u tregua i hapur për të gjitha modalitetet e takimit, me kushtin e vetëm që të zhvillohej deri të hënën.

Të paktën dy herë, Meta foli për integritet në miratimin e Reformës në Drejtësi, në një kohë kur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë Reformën si përgjegjësi individuale e tyre.

Po çfare do t’i ofrojë Kryetari i Kuvendit më shumë Lulzim Bashës nga Kryeminiatri Rama, takimi i të cilëve u mbyll pa marrëveshje?

Meta u pyet edhe për akuzat e Kryeministrit Rama dhe Ministrit Tahiri ndaj disa gjyqtarëve e Prokurorëve.

Tv Klan