Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, fton Berishën dhe Ramën në takime individuale për të diskutuara mbi ndryshimet e kodit zgjedhor dhe përgatitjen e një reforme ligjore që garanton sipas LSI zgjedhje të lira.

Petrit Vasili: “Arsyeja e madhe është sepse ky proces zgjedhor i cenuari deri tani dhe i lindur nga vota e vjedhur e qytetarëve, ka prodhuar institucione jo stable të cilat kanë vënë në rrezik demokracinë dhe stabilitetin e vendit.”

I pyetur nga gazetarët nëse LSI do t’i bashkohet protestës tek mbi kalimi i Zogut të Zi gjatë të shtunës sekretari i përgjithshëm Petrit Vasili, u përgjigj se partia që përfaqëson nuk ka patur ftes nga organizatorët e protestës por mbështet qytetarët në kërkesat e tyre.

Petrit Vasili: “Protestat qytetare janë të mbështetura nga ne, protestat qytetare dhe ne shprehim dhe qëndrimin tonë lidhur me çështjen përkatëse. Iniciativa në të gjithë modalitetet e saja është e panjohur për ne as mënyra se si është e organizuar dhe se si ajo funksionon sepse thash ne kemi një njohje mediatike. Nuk kemi asnjë lloj komunikimi tjetër dhe askush nuk na ka vënë në dijeni se çdo të ndodh dhe kuptoni që të informuar nga media ne mbështesim një protestë qytetare pa diskutim dhe unë u shpreha qartë cilat ishin vlerësimet tona për këtë çështje që shkon më shumë se sa protesta qytetare pra ka dhe disa elemente të tjera.”/tvklan.al

Gazetare: Sonila Agostini