Presidenti Ilir Meta ka ftuar në një debat Kryeministrin Edi Rama. Ftesën ia ka bërë nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan.

Kreu i shtetit i ka bërë thirrje Kryeministrit që të mos i frikësohet debatit në studio.

“Edi mos ki frikë nga debati, hajde bë njëherë debat të vërtetë. Ai të marri kë të dojë. Unë s’kam frikë, kë të dojë të marri ai”.

Kreu i shtetit përsëriti edhe njëherë thirrjen e tij për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 25 Prill.  /tvklan.al