Meta fton sipërmarrësit kalabrezë: Investoni në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Ilir  Meta zhvilloi një vizitë në kompaninë “Amarelli”, ku u takua me drejtuesit dhe anëtarët kalabrezë të Unindustria-s, anëtare e Confindustria-s në Itali.

Gjatë këtij takimi sipërmarrësit italianë nënvizuan interesin e madh për të zgjeruar tregjet e prodhimeve të tyre në Shqipëri, nëpërmjet sipërmarrjeve të përbashkëta në fushat e biodiversitetit, agrikulturës, si dhe veçanërisht të prodhimit dhe përpunimit të agrumeve.

Ndërsa Presidenti Meta, theksoi se vizita zyrtare në Kalabri nuk do të kishte pasur kuptim pa takim edhe me sipërmarrësit kalabrezë.

Kreu i Shtetit vuri në dukje se Italia është partneri ynë kryesor ekonomik dhe se Shqipëria ka potenciale të mëdha duke ofruar mundësi për investime në fushën e shërbimeve financiare, teknologji, energjetikë, sidomos turizëm, etj.

“Potenciali ynë turistik ka nevojë për investime të konsiderueshme dhe “know-how” për zgjerimin e shpejtë të ofertës akomoduese të hoteleve dhe rezorteve, sidomos për të përballuar trendin në rritje të turistëve të huaj, numri i të cilëve kaloi 5 milion për 2017. 

Në këtë kontekst, dëshiroj që të ftoj sipërmarrësit e “Unindustria Calabria” të vlerësojnë këto oportunitete investimesh në turizmin shqiptar. Tashmë kemi dhe një kuadër rregullator dhe fiskal tepër stimulues, me përjashtime taksash dhe reduktime tatimesh për bizneset që investojnë në hotele me 4 dhe 5 yje”, tha Presidenti Meta. /tvklan.al

Kategori
PolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*