Meta “harron” dekretin për zgjedhjet e 13 Tetorit

Posta

Meta “harron” dekretin për zgjedhjet e 13 Tetorit

15:36 13/10/2019

Presidenti zgjedh të pushojë buzë detit

Pasi nxori dekretin e ri për zgjedhjet lokale, Ilir Meta përsëriti me këmbëngulje për afro 3 muaj se 13 Tetori do të ishte data e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse.

Por pikerisht sot në datën e dekretuar prej tij, edhe kreu i shtetit nuk e ka marrë seriozisht se këtë të dielë mund të zhvilloheshin zgjedhjet lokale.

Edhe për Ilir Metën, kjo ka qenë një e dielë si gjithë të tjerat që ai ashtu si dhe ne 30 Qershor, ka zgjedhur ta kalojë buzë detit, në gjirin e Lalëzit.

Ai ka postuar një video teksa argëtohet duke luajtur me top. Postimin e shoqëron me fjalët “e diela është më e bukur kur nis sportive”.

Pavarësisht se edhe KQZ nuk hodhi ndonjë hap për zhvillimin e zgjedhjeve, Presidenti vijonte të kembëngulte se 13 Tetori ishte data e ligjshme e garës për Vendoret 2019, madje duke propozuar që në këtë datë të zhvilloheshin dhe zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme dhe ato presidenciale.

Pak ditë më parë, Komisioni i Venecias në raportin final të tij u shpreh se me dekretin për të anuluar zgjedhjet e 30 Qershorit, Presidenti Meta tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese. Edhe pas raportit të Venecias, Meta ka këmbëngulur se në veprimet e tij nuk ka pasur asnjë shkelje kushtetuese duke i qëndruar 13 Tetorit, ndonëse sot u tregoi qytetarëve se ajo ishte vetëm një e dielë sportive.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi