Meta i përgjigjet Ramës e BE: Po kapet drejtësia – TV KLAN

Meta i përgjigjet Ramës e BE: Po kapet drejtësia

Ironia e Presidentit: S’ndaloj askënd të këndojë nga fitorja në fitore

Presidenti Meta i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Rama dhe ambasadorit të BE-së në vijim të deklaratave për ecurinë e reformës në drejtësi. Sipas zëdhënësit të shtypit, kreu i shtetit do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të evituar vonesat e krijuara nga reforma në drejtësi.

“Kam vetëm një qëndrim për të dy. Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit”.

Kreu i shtetit e mbyll me ironi reagimin e tij ndaj Kryeminsitrit dhe ambasadorit Soreca.

“Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “nga fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor”.

Meta fajësoi një ditë më parë për ngërçin e krijuar në reformën në drejtësi edhe misionin Euralius. Kryeministri Rama iu përgjigj duke theksuar se reforma në drejtësi kërkon kohën e saj duke i kërkuar gjithashtu të mbrojë datën e zgjedhjeve të cilën e ka dekretuar vetë.

Ndërkohë ambasadori i Bashkimit Europian, Soreca tha në një reagim për mediat se reforma në drejtësi po kryhet në përputhje me Kushtetutën.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione