Vijojnë replikat në distancë mes Presidentit të vendit dhe kryeministrit. Pas reagimit të Edi Ramës i cili tha se Ilir Meta nuk i ka dërguar asnjë projekt-platformë, Presidenti thotë se ai gënjen.

Në një reagim në Facebook, Meta shkruan: Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është fakt. Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt.

Më herët gjatë konferencës Meta tha se projekt-platformën me 14 pika ia kishte dërguar edhe kryeministrit të vendit që në muajin Prill, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje prej tij.

Që në datën 8 Prill ia kam nisur kryeministrit Rama këtë projekt-platformë, të cilën po e bëj sot publike, të cilën ua kam paraqitur të gjithë anëtarëve të BE… Nuk kam marrë asnjë përgjigje për këtë platformë.

E pas kësaj, Rama reagoi duke thënë se kjo nuk është e vërtetë, por është i gatshëm për t’u ulur në një tryezë me Metën dhe opozitën.

“Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la”. /tvklan.al