“Shkoj në Vlorë pa eskortë, nuk kam frikë nga populli”

Vetëm pak minuta nga deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, se Presidenti i Republikës, Ilir Meta shkon natën në Vlorë fshehurazi, se po e përçan zonën dhe se po pengon projektet e zhvillimit, kreu i shtetit reagoi në një konferencë për shtyp.

“Presidenti lëviz në mes të popullit sepse është President i popullit. Presidenti nuk ka frikë nga populli. Kush ka frikë nga populli lëviz me protokolle sigurie, me eskortë dhe 400 makina shoqëruese. Nuk kam shkuar unë në Selenicë, por ka ardhur Selenica këtu, kanë bërë peticion për qeverinë e deputetët pse janë mashtruar. Damiani të marrë edhe Gurunë me vete të shkojmë në Radhimë të takojmë banorët, e nëse hedhin asfalt elektoral thjesht se janë shqetësuar se vajti presidenti, unë vete ditën, po vete edhe natën, po në rast se do vete natën do lajmëroj edhe Damianin”.

I pyetur se nëse i frikësohet një procedimi penal për thyerje të masave antiCovid, kreu i shtetit kërcënoi me tjetër manifestim popullor, si në 2 Mars të vitit që shkoi.

“Unë jam ushtar i parë i Republikës, jam dhe student i lëvizjes së Dhjetorit. Unë u kam dalë për Zot kur janë sulmuar. Janë në një monitorim të përgjithshëm, ato janë për t’i shërbyer popullit dhe jo një grupi oligarkësh. Shqiptarët nuk ka njeri në botë që t’i kthejë pas nga rruga e demokracisë. Një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. Mua të më procedojnë kur të duan. Më dy Mars i kurseva. Mos të detyrohem të bëj thirrje tjetër. Të gjithë të marrin pjesë në votime”.

Një përgjigje pati edhe për të larguarit nga LSI drejt PS.

“Nuk ka Ilir Meta shqetësimin e LSI, nuk është nga ata që ndërrojnë parti, por nga ata që themelojnë parti i vetmi shqetësim që kam unë, është se kështu siç po sillet ai, do e trefishojë, se u ka treguar se si merr llumin e LSI dhe e shet si ajka e PS dhe shqetësimi im është kush e duron Monikën që do të thotë se ja ku dallon drejtimi i një partie nga burrë e një grua”.

Meta u ndal në situatën e pandemisë në vend për të cilën tha se rrezikohet një katastrofë nga keq menaxhimi i qeverisë.

Tv Klan