Meta: I vërtetë dokumenti për djegien e Parlamentit

Meta: I vërtetë dokumenti për djegien e Parlamentit

19:36 11/09/2019

“President deri në 2022. Dekoroj Ramën nëse hapen negociatat”

Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se deklarata e bërë përpara Komisionit Hetimor Parlamentar për informacionet mbi synimet për djegien e Kuvendit në protestën e 8 Qershorit, ishin të vërteta.

Ai nuk dha më shumë detaje se kush qëndronte pas këtij skenari, por premtoi se javën e ardhshme do të publikojë të gjitha dokumentet e marra.

Në një konferencë për mediat që zgjati plot 1 orë e 30 minuta, Meta rrëfeu me detaje të gjitha shpjegimet që i kishte bërë delegacionit të Komisionit të Venecias, se ku e mbështeste vendimin për të shfuqizuar 30 Qershorin.

Meta u shpreh skeptik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian më 18 Tetor, ndryshe nga entuziazmi që sipas tij po tregojnë qeveria dhe opozita.

Por kreu i shtetit bën një premtim.

“Unë i jap dekoratë Edit më 18 Tetor, vetëm ai të marrë datën e çeljes së negociatave të Shqipërisë, ai le të mos e pranojë. Bile do t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ku ka gjë më të rëndësishme”.

I pyetur nëse i druhej shkarkimit, u përgjigj prerë: “Unë nuk jam nga ata që kanë frikë, si ata që kanë frikë nga zgjedhjet e lira. Nuk ka shans që Ilir Meta të dalë para 22 Korrikut 2022 nga ky institucion”.

Për takimin 60-minutësh në zyrën e tij paraditen e së mërkurës me Lulzim Bashën, tha shkurt se ishte vetëm një bisedë pas pushimeve. 

Tv Klan

Të ngjashme