Rama, skenare për të përdorur institucionet në zgjedhje

Ilir Meta pranon se retorika e tij politike muajt e fundit është e mirëllogaritur, por me një qëllim madhor, të mbrojë zgjedhjet.

Në një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqërisë, ai hodhi poshtë akuzat e Kryeministrit Edi Rama se po punon për llogari të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ritheksoi se do të japë dorëheqjen në 26 Prill nëse maxhoranca aktuale konfirmohet.

Sipas kreut të shtetit, Rama po tregon se ka skenare për të përdorur institucionet në zgjedhje.

Meta ripërsërit pakënaqësitë për hetimin që po u bëhen dosjeve si ajo e Shijakut apo Dibrës, për dyshimet për manipulime në zgjedhjet e kaluara.

Tv Klan