Cila do të jetë e ardhmja juaj politike? Ishte kjo pyetja që i drejtoi Blendi Fevziu Presidentit Ilir Meta gjatë emisionit Opinion. Kreu i shtetit vendosi që të shprehej shkurtimisht.

“Zotëri, jam si Cristiano Ronaldo, i kam parametrat për 18 vjeç”, u shpreh Meta.

Presidenti tha se do të përkushtohet ndaj Shqipërisë dhe mezi pret që të shkojë tek populli i 2 Marsit.  

“Ajo që unë do të bëj, është një përkushtim i jashtëzakonshëm ndaj Shqipërisë. Mezi po pres të shkoj tek populli i 2 Marsit. Unë dëgjoj popullin e 2 Marsit në bulevard”, tha Meta.

Sipas Metës populli i 2 Marsit shpëtoi Shqipërinë pushtimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse nuk tërhiqeshin nga aksioni për pushtimin e Gjykatës Kushtetuese, unë do shpërndaja jo vetëm Parlamentin, por edhe Qeverinë”, tha Meta./tvklan.al