Presidenti Ilir Meta ka dekoruar të martën Heroin e Popullit, Avni Rustemi me dekoratën e Flamurit Kombëtar, që është më e larta në republikën tonë.

Dekorimi vjen me rastin e 125 vjetorit të lindjes së Rustemit, për të cilin Meta shpreh mirënjohjen për aktin patriotik duke asgjesuar armikun e brendshëm.

“Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës”, shkruan Meta. /tvklan.al