“Askush nuk do të na cënojë identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë e vyer kulturore”

Presidenti Ilir Meta nuk ka ngurruar që të postojë në rrjetet sociale një video duke kënduar këngë polifonike me disa grupe të shquara në zonën e Ballshit. Presidenti thotë në Facebook se populli nuk do të lejojë cënimin e identitetit kombëtar nga askush.

“Nuk do lejojmë askënd të na cënojë identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë e vyer kulturore e artistike, që na bën krenar si shqiptarë”, shkruan Meta.

Presidenti i Republikës me anë të një ceremonie solemne, që do të zhvillohet në Amfiteatrin e Bylisit, do të vlerësojë disa personalitete të shquara të artit ditën e sotme./tvklan.al