Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës me gazetarët ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje detbatin për shpërndarjen e Parlamentit. Meta këtë të premte u pyet për “ligjin organik të Presidentit” që po punon maxhoranca tha se nuk intimidohet.

Ai u shpreh se Kuvendi duhet të mendohet mirë, pasi po i shton vetes rekorde negative dhe shtoi se nëse çohen gratë shqiptare, ata që cënojnë fatet e kombit do u duket vrima e vrimës së miut shumë e madhe.

Se çfarë bën maxhoranca, kjo është çështje e saj. Thelbi i kushtetutës është pluralizmi politik dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë i sëmurë mendor dhe i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur, nuk duhet t’i shkojë mendja se Presidenti i këtij vendi mund të indimidohet. Nëse këtij parlamenti nuk i mjaftojnë të gjitha rekordet negative që ka në këto 30 vite, padyshim që do mbetet parlamenti i 1 prillit. Pika e parë është respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit dhe përshendes opozitën që ka kërkuar lista 100%, kjo është në të mirë të popullit shqiptar. Mirë apo keq e keni Presidentin, por dhe nëse nuk do kishit presidentim dhe do kishin mbaruar të gjithë burrat në Shqipëri mendoj se gratë e Shqipërisë do ua kalonin grave të Bjellorusisë. Gratë e Shqipërisë do bënin që të dukej shumë e madhe dhe vrima e vrimës së miut. Ne nuk flemë gjumë dhe po shikojmë çdo gjë deri në 25 prill, dhe të gjithë ata që duan të fabrikojnë shumicë ta provojnë, Presidenti nuk i thotë askujt që të mos bëj eksperimente, por i paralajmëron se me fatin e tyre të mos cënojnë fatin e kombit shqiptar. Po ua rikujtoj se vrima e vrimës së miut do u duket shumë e madhe”, tha Kreu i Shtetit.

Më tek teksa u ripyet për të njëjtin ligj, Meta ashpërsoi tonet dhe tha se nëse do Parlamenti mund të provojë ta shkarkojë, por nuk do gjejnë vend ku të futen

Maxhoranca e ka provuar me Presidentin, 3 me 0 kur ka shkuar në Venecia. Mos e ktheni me Presidentin se ky është Presidenti i popullit të 2 marsit qe është shtuar, dhe prapë kërkon shpërndarjen. Prandaj unë u them të presin deri në 25 prill, por nëse duan të shpërndahen më shpejt le ta provojnë dhe nuk do gjejnë vend ku të futen. Po të duan le të vijnë të më shkarkojnë, por të shohim se kush do shkarkohet i pari”, shtoi ai./tvklan.al