Ish-presidenit Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Meta ka ankimuar vendimin e shkallës së parë që i caktoi masën e sigurimit personal “arrest në burg”.
Ankimi u dorëzua nga avokati i Metës Genc Gjokutaj. Përfaqësuesi ligjor i ish-Presidentit pretendon se ka shkelje poceduriale duke renditur dhe arsyet e kësaj kërkese.
Genc Gjokutaj, avokat i Metës: Nuk ka asnjë lloj kushti, asnjë lloj kriteri qoftë të përgjithshëm apo të veçantë. Zoti Meta ka qenë gjithmonë i gatshëm në dispozicion të hetimit. Edhe nga pikëpamja e dyshimt të arsyeshëm që duhet të bazohet mbi prova mund të them që ky ka qenë vendim i tipit thashetheme. Treçeru letërporosie kanë përgjigje negative që thonë na kanë dhënë ndihmë autoritetet e huaja.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme u paraqit në SPAK edhe deputetja Monika kryemadhi. Dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës ka bërë ankim për masën e sigurimit detyrim paraqitje duke theksuar se SPAK nuk ka asnjë provë.
Monika Kryemadhi, deputete: Kam konstatuar dhe evidentuar një sërë shkeljesh ligjore të konsumuara nga organi i akuzës. Patjetër që këto do të kundërshohen me provat që do t’u argumentojnë shqiptarëve të kundërtat e atyre që shkruhen.
Prokuroria e posaçme pretendon se ka dyshime të arsyeshme për të ngritur 3 veprat penale të dyshuara, se janë kryer nga Meta dhe Kryemadhi.
Ish-bashkëshortët akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje e pasurisë. Të hënë në SPAK u paraqit edhe Ema Çoku edhe kjo e fundi dyshohet për pastrim parash.
Klan News