Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e Flamurit Kombëtar vëllezërit rilindas Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.

“Për kontributin e pazëvendësueshëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe Rilindjes kulturore e letrare, në shërbim të mbrojtjes së territoreve shqiptare dhe luftës për Pavarësinë e Shqipërisë, pata sot nderin të vlerësoj në vendlindjen e tyre, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën në Republikë, vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri”, shkruan Meta në Facebook.

Kreu i shteti i konsideron vëllezërit Frashëri, pishtarë të dijes dhe atdhedashurisë, që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe lartësimin e kombit shqiptar.

“Është koha për të ecur në gjurmët e Rilindasve të vërtetë, për të rrëzuar çdo mur dhe për t’u çliruar nga çdo e keqe që synon të mbajë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta./tvklan.al