Presidenti i kërkon organeve të drejtësisë të nisin sa më parë hetimin për shpërdorimin e të dhënave personale sipas tij nga Partia Socialiste për t’i shfrytëzuar për zgjedhje.

Edhe pse është i bindur për vërtetësinë e këtij lajmi, kreu i shtetit i drejtoi disa pyetje kryeministrit Rama.

“Me çfarë të drejte ti Edi Rama, u ke caktuar shqiptarëve nga një spiun (fuks), për tu futur në jetën private dhe personale shqiptarëve, për të zbuluar atyre, çfarë dëshirash, apo çfarë hallesh problemesh kanë, e deri tek jeta intime, për t’i shantazhar ata për dhunimin për të drejtën e votës?”

 Pyetje ka dhe për vetë prokurorët të cilët po ashtu siç kreu i shtetit deklaron janë pjesë e database ku ka të dhëna më tepër se personale.

“U drejtohem prokurorëve, zotërinjtë prokuror ju gjithashtu duhet të merrni në pyetje të gjithë patronazhistët tuaj, që u janë caktuar personalisht juve dhe ju survejon”.

Meta është i bindur se sondazhet janë të blera nga shumica por në sondazhet e tij opozita do të marrë 90 mandate ndaj i drejtohet tone kërcënuese dhe përfaqësuesve të saj për të mos bërë pazare me to.

Meta i kërkon trupit diplomatik të dëgjojë me kujdes deklaratat e tij që premton se do të jenë të përditshme për të denoncuar fakte që thotë se janë të shumta për tentativë për manipulimin e zgjedhjeve.

Tv Klan