Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pasditen e kësaj të premteje. Njoftimin e bëri zyra për shtyp e Presidencës, ku thuhet se Meta do të flasë në orën 18:30.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot në ora 18:30 një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp”, thuhet në njoftim.

Konferenca zhvillohet pas takimit që kreu i shtetit pati me anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, pasi KPA e shkarkoi nga detyra një ditë më parë.

Në takim, Meta i kërkoi Muçit që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit, ku i kërkonte Gjykatës Kushtetuese të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij.

Gjithashtu Presidenti bëri publik vendimin që shorti për zgjedhjen e KED do të realizohet nga institucioni i Presidencës në datë 5 Dhjetor./tvklan.al