Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin e miratuar nga Parlamenti që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit Nënë Tereza më 13 vjet deri në vitin 2040. Në një konferencë për shtyp, Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kjo zgjatje kontrate është bërë në shkelje të Kushtetutës dhe ka hedhur akuza të forta ndaj Qeverisë, Parlamentit dhe ministres së Financave, Anila Denaj, ndaj të cilës ka kërkuar edhe sqarime.

“Koncesioni i aeropotit Nënë Tereza është kryer në kundërshtim me të gjitha rregullat e shtetit shqiptar në dëm të interesave të tij dhe kjo kontratë shtesë koncesionare është mbajtur e fshehur larg syrit të publikut. Edhe sot kjo kontratë shtesë nuk është bërë publike. Arsyeja është fshehja nga sytë e publikut të kësaj procedure antikushtetuese, skandaloze dhe anti-ligjore”.

Kreu i shtetit tha se Qeveria e ka kaluar këtë marrëveshje me datë 27 Janar 2021, dhe po brenda ditës janë kryer të gjitha procedurat, deri në përcjelljen drejt Parlamentit të kësaj marrëveshje për t’u futur në kalendarin e punimeve.

“Ligji është depozituar po brenda datës në Kuvend nga qeveria. Dhe po në 27 Janar Konferenca e Kryetarëve në Kuvend e ka futur në kalendar brnda ditës. Kuvendi e ka shqyrtuar në 4 Shkurt dhe e ka miratuar në seancë plenare në 8 Shkurt. Kjo marrëveshje e bërë me kaq nxitim zgjat pa asnjë lloj gare me 13 vjet afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit që duhet të përfundonte pas 6 vitesh. Ndërkohë që sot kanë mbetur dhe 6 vite për të përfunduar kontrata e parë e koncesionit. Dhe qeveria i ka shtuar 13 vite të tjera, që përfundon në 2040. Janë shkelur pairmet kushtetuese të konkurrencës së lirë, të barazisë para ligjit. Në kundërshtim me vetë kushtet e marrëveshje të koncesionit të lidhur në vitin 2004, është realizuar kjo kontratë shtesë. Zgjatja e afatit të kontratës koncesionare është bërë brenda një kohe rekord, nuk merr në analizë interesin publik që përfshin sigurinë publike në radhë të parë, po kështu dhe interesin financiar të shtetit, ëshgtë bërë pa analizë shteruese mbi seriozitetin e kompanisë që ka blerë aksionet”.

Presidenti Meta bëri deklarata të forta kur tha se marrëveshja për zgjatjen e kontratës koncesionare është nënshkruar tek një notere në Kamëz.

“Dy qeveritarë zgjedhin ta hartojnë marrëveshjen në Bashkinë Kamëz. Një ministër dhe një zv/ministër nuk kanë përtuar të shkojnë deri në Bashkinë Kamëz. Marrëveshja ëstë nënshkruar më 26 Janar. Kur e keni zhvilluar marrëveshjen koncesionare? Kur e keni konsultuar këtë draft me Ministritë e linjës? Kur shkuat dhe e nënshkruat në Kamëz? Kur e përgatitët dosjen për ta përcjellë në Këshillin e Ministrave për shqyrtim? Pse dy standarde“?

“Kam raporte të shkëlqyera me SHBA”, Meta flet dhe për vlerësimin e Dvoranit nga DASH

Presidenti Ilir Meta ka thënë sot se ka marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA. Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se ai nuk gënjen kurrë dhe nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan.

Raportet Ilir Metës me Shtetet e Bashkuara janë të shkëlqyera, edhe me Evropën. Kam marrëdhënie të shkëlqyera se nuk gënjej kurrë dhe nuk kam shkelur asnjë ligj amerikan dhe nuk kam shkuar për të bërë foto si guraja e Bilalit. Në 25 Prill populli i Shqipërisë do shkojë të votojë port ë rithemeluar demokracinë”, tha Presidenti.

Po ashtu kreu i shtetit është pyetur dhe për vlerësimin e Departamentin Amerikan të Shtetit për Ardian Dvoranin si luftues të korrupsionit. Meta tha se ky vlerësim është fletë lavdërimi për “ramaformën e Edi Ramës”.

Dua t’i them meqënëse dje ka nxjerrë një fletë lavërdimi për anti korrupsionin e tij, kjo nuk më habit përpjekja për t’u vetëlavdëruar dhe i Ramaformës, kjo është kapja e shtetit.

Në një ditë e patë se çfarë ka ndodhur 26 ka ndodhur marrëveshja në Kamëz, në 27 e ka miratuar qeveria në Kuvend, ndërkohë që nuk është ky nxitim që të nxjerrin 3 borëpastruese. Këto janë si fletët e lavdrimit që merrte partia e punës kur shqiptarët vdisnin për bukë në Shqipëri“, u shpreh Presidenti.

Meta: Në Presidencë do të ketë një portal për problemet zgjedhore

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se në Presidencë do të hapet një portal për problemet zgjedhore.

Kreu i shtetit tha se të gjitha problemet do të pasqyrohen aty dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të rinovojnë kartat e identiteti dhe të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Për mua ka rëndësi që të gjithë të bëjnë thirrje që shqiptarët të dalin në votime, dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë se ku e kanë vendin e votimit se mos u bëjnë lojëra dhe t’i shpërngulin. U bëj thirrje të gjithëve të shkojnë të rinovojnë kartën e identitetit siç bëra unë.

Dhe nëse do u krijojnë probleme do të hapet dhe një portal këtu në Presidencë për çdo problem dhe shqetësim të tyre. Që nga këto historitë që kemi dëgjuar me kartat e me elementë të caktuar të papërgjegjshëm të policisë. 24 Prilli është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Meta.

Më tej tha se pas 25 Prillit në vend do të rivendoshet rendi kushtetues dhe do të rithemelohet shteti.

Meta: Nëse LSI promovon banditë, qytetarët ta votojnë kundër e ta fshijnë nga faqja e dheut

Duke iu përgjigjur Kryeministrit Edi Rama se deklaratat e Presidentit bëhen nga frika e shpërbërjes së partisë së themeluar prej tij LSI-së, Ilir Meta ka thënë se në konferenca del për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo për aksion opozitar.

Në këtë aspekt, Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos votojnë LSI-në nëse kjo parti promovon personat me precedent penal, përfshihet në vjedhje votash etj.

“Unë aksion opozitar nga Presidenca? A mund t’i bëj një shërbim Kryeministrit që s’ma ka kërkuar? Meqënëse mendon që unë përkrah ish-partinë timë që drejtohet nga zonja Monika, që e di gjithë Shqipëria që e kam gjetur në Partinë Socialiste, nuk e kam sjellë në politikë, që e ka bërë deputete Partia Socialiste nuk e kam bërë unë. E dini shumë mirë, e dinë edhe ata të Kombinatit, dhe për të cilën PS ka shkelur statutin pse bënë atë anëtare se nuk shkonin të rinj e të reja, ishte 16 vjeç.

Do t’i them, Presidenti del për të ndërgjegjësuar qytetarët që të votojnë pa frikë. Që të kuptojnë që ajo është fuqia e tyre, që të kuptojnë që kush ankohet dhe nuk voton nuk ka të drejtë fare të ankohet.

Dhe tjetra, nëse ish-partia që kam themeluar unë dhe që drejtohet nga zonja Monika, përfaqëson oligarkinë, ta votojnë gjithë shqiptarët kundër, në qoftë se promovon banditë e të inkriminuar, ta votojnë kundër gjithë shqiptarët ta fshijnë nga faqja e dheut. Të ngelet pa asnjë votë. Nëse përpiqet të blejë votra e të bëjnë marrëzira të tjera, të gjithë ta votojnë kundër. Ja këtë bën Presidenti. Nuk janë dele shqiptarët. Që të bëhemi Kore e Veriut, tani ka përfunduar kjo histori. S’mund të dali as Serbia, as Mali i Zi askush tjetër përpara Shqipërisë në integrimin europian”, deklaroi ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.  /tvklan.al