“Gjobat, shproporcionale. Cënohet liria e shprehjes”

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend aktin normativ që përcakton masat administrative gjatë periudhës së pandemisë. 

Në argumentin e tij, kreu i shtetit sqaron se kufizimi për ruajtjen e një distance prej 2 metrash midis të ftuarve në studiot televizive është një masë e detyrueshme dhe e mirëpritur, por sanksioni ndëshkues administrativ është shproporcional.

Presidenti thekson se këto sanksione rrezikojnë të çojë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave, jo më nga një organ i pavarur, por nga Ministria përgjegjëse për shëndetësinë që përfaqëson vullnetin politik.

Ndërkohë nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë për mediat Meta shprehet se nuk do të dekretoje asnjë rregull të ri që cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias.

Tv Klan