“Cënon garën e lirë dhe parimet bazë për dhënien e koncesioneve”

Presidenti llir Meta  ka kthyer për rishqyrtim në kuvend një tjetër ligj të miratuar nga maxhoranca, atë për koncesionin e Porto Romanos.

Në 10 faqe arsyetim të dekretit, Kreu i Shtetit shpjegon se për ndryshimet e kontratës, ligji nuk jep argumenta sa i përket përfitimeve dhe interesave që ka shteti për zgjerimin e objektit të koncesionit, në mes të vazhdimësisë së kontratës.

Njëherazi Presidenti argumenton se është cenuar gara e lirë dhe e ndershme, si dhe parimet bazë që duhet të udhëheqin një procedurë koncesioni, në kushtet kur ndryshimi i objektit të kontratës ekzistuese përbën një koncesion të ri.

Tv Klan