Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kushdo që përfshihet në krime elektorale, nuk do të punësohet në administratën publike pas 25 Prillit.

Në një konferencë për shtyp, Meta foli edhe për ngjarjen e Kavajës ku plagos me armë një sekretari i PD në këtë qytet. Incidentin, Meta e cilësoi të nxitur nga Rama.

Shumë mirë pas ulërimave të mia dje që arrestove 3 rrugaçë në Kavajë. Ti më akuzove mua që nxis dhunën në Kavajë. Ndërkohë që i dërgove ti dhe shtabi yt kriminal në Kavajë këta 3 horra, 2 prej të cilëve punojnë në Bashkinë e Kavajës dhe tjetri i lidhur me narkotrafikantë, se ti vdes për narkotrafikantë. Unë s’kam asnjë lidhje me këta. Këta i nxit Edi Rama. Dhe këta nuk kanë vajtur për motive të dobëta. Ti lërë policia këto lojëra. Asnjeri që do përfshihet në krim zgjedhor nuk do ketë më vend në administratën e Shqipërisë pas 25 Prillit. Do ketë ligj të posaçëm. Çdo njeri që shkel Kodin Zgjedhor nuk do ketë më vend në administratën e Shqipërisë”.  /tvklan.al