Presidenti Ilir Meta mori pjesë në homazhet e Major Klodian Tanushit, e i cili humbi jetën në Letoni, pas shpërthimit të një mine gjatë një misioni në Camp Adazi.

Kreu i Shtetit ndau dhe sot ngushëllimet më të sinqerta për nënën, babain, bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.

“Rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi la pas një dhimbje të madhe. Me mirënjohje e respekt u përula sot me nderim të thellë para Tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme. Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!

/tvklan.al