Në vendin e tij emërohet Kastriot Robo

Me anë të një dekreti, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka liruar nga detyra ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Turqi, Gent Gazheli.

Shkarkimi ka ardhur pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, i cili është njëkohësisht edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gazheli ka shërbyer si ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë jo rezident në Azerbajxhan, Kirgistan, Pakistan dhe Gjeorgji.

“Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, njoftoi Presidenca.

Ndërkohë me propozim të kryeministrit, Meta ka emëruar në këtë detyrë Kastriot Robon.

Kastriot Robo është një diplomat karriere prej më shumë se 30 vitesh. Ai ka shërbyer si ambasador në Greqi, në Mbretërinë e Bashkuar, në Spanjë e në Danimarkë. /tvklan.al