“Nëse dështon konsensusi, përgjegjësi e Ramës”

Ilir Meta njeh vetem marreveshjen e 5 qershorit edhe pse kërkon lista 100 përqind të hapura dhe në rast se ajo shkelet me amendimet e reja në Kodin Elektoral ai gishtin për pergjegjesi e drejton vetëm tek Edi Rama.

Gjërat janë të qarta ka mbetur dhe pak kohë dhe kuptohet se përgjegjësia do të bjerë vetëm mbi një person. I cili për fatin e tij personal kërkon të vë në pikëpyetje fatin e 4 milionë shqiptarëve”, tha Meta.

Të njëjtin qëndrim i ka shprehur dhe ambasdaorëve të BE në një takim të thirrur në prag të raport progresit të BE.

Pa e përmendur më emër i con një tjetër mesazh kërcënues Ramës për të mos guxuar të prek zgjedhjet e 25 prillit siç e akuzon se bëri me zgjedgjet në Shijak dhe ato në Dibër. Në të kundërt i kujton fatin e pashmangshëm që e pret.

Janë të gjitha provat nga dosja e Shijakut dhe ajo e Dibrës se kjo qeveri vë dorë mbi zgjedhjet në mënyrë të hapur dhe brutale. Nëse diskush do përpiqet që të barazjë fatin e tij me fatin e gjithë shqiptarëve dhe fatin e integrimit të Shqipërisë, mua nuk do më vi fare keq për fatin e tij”, shtoi kreu i shtetit.  

Presidenti akuzon Ramën dhe qeverinë e  tij dhe për shkatërrimin e lumit Vjosë me projektet për HEC-et në një aktivitet të organizuar enkas për këtë çështje e nga ku bëri dhe deklaratat për situatën politike. Përgjegjës bën dhe ata që hartojnë raportet për ndikimin në mjedis të projekteve të tilla që siç thote kreu i shtetit i hartojne ato nëpër zyra në interes vetëm të qeverisë dhe koncesionareve dhe jo ekosistemit.

Tv Klan