Pas nisjes së protestës së artistëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se mbështet një hetim ndërkombëtar për mënyrën se si u shkatërruar Teatri Kombëtar.

Ai shprehet e është i gatshëm të bashkëpunojë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe çdo institucion europian për kulturën.

Ilir Meta: Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te demokracia dhe triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë./tvklan.al