Sipas kreut të shtetit, Ilir Meta, pushtimi i Gjykatës Kushtetuese është përmbysje e bashkëjetesës demokratike dhe paqësore të gjithë popullit shqiptar.

Gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte, teksa ishte i ftuar për të folur rreth manisfestimit të 2 Marsit, ai tha se të hënën fillon pranvera kuqezi.

Ilir Meta: Presidenti në varësi me përkrahjen e popullit, në varësi me zërin e tij se do që ta dëgjojë, në varësi me zhvillimet e tij në të ardhmen, presidenti do të përshkallëzojë veprimet e tij. Më 2 Mars fillon pranvera kuqezi, nuk mbaron.

Blendi Fevziu: Me këtë kuqezi kanë dështuar shumë para jush.

Ilir Meta: Unë ja ku e kam. E kam me këtë. Me këtë nuk dështoj unë. (I drejtohet Kushtetutës)/tvklan.al