Presidenti Ilir Meta prit sot në një takim ambasadorin e Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Jens Erik Grondahl, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Kreu i Shtetit e siguroi për mbështetje të plotë në misionin e tij, vlerësoi mbështetjen e Norvegjisë në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit, si dhe për politikën e saj në favor të afrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta u shpreh se “marrëdhëniet shumë të mira në planin politik dhe avancimi i tyre edhe në planin ekonomik na inkurajojnë për të vijuar përpjekjet në gjetjen dhe shfrytëzimin e hapësirave të reja për të rritur bashkëpunimin ekonomik e tregtar”.

“Jam besimplotë, se kompanitë norvegjeze do të ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për mundësitë që ofron Shqipëria edhe si një portë hyrëse për gjithë rajonin”, u shpreh Kreu i Shtetit. /tvklan.al