Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e OBSH për Evropën, Hans Kluge. Në një postim në mediat sociale, Meta shkruan se me Kluge ka biseduar për përkeqësimin e situatës së pandemisë në vend dhe masat që duhen marrë për të mbrojtur jetën e çdo qytetari.

“Zhvillova sot një takim të frytshëm me Drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Dr.Hans Kluge. Diskutuam për përkeqësimin e ritmeve të përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë dhe masat efektive të menjëhershme, që duhen ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari”, njofton Meta.

Po ashtu Meta shprehet se për shëndetësinë duhet të rritet buxheti dhe të shtohen testimet, “si  dhe kapacitetet spitalore për trajtimin e të prekurve, plotësimin pa zvarritje të mëtejshme të nevojave spitalore, si dhe unifikimin e protokollit të trajtimit në kushtet e shtëpisë”.

Po ashtu Presidenti kërkon që të bëhet rimburësimi i shpenzimeve për barnat dhe për shërbimet e tjera që marrin të sëmurët me COVID./tvklan.al