Meta me investitorët grekë – (26 Nëntor 1999)


Meta me investitorët grekë – (26 Nëntor 1999)

15:42 26/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qeveria Shqiptare do të ndihmojë biznesin e huaj duke pastruar radhët e administratës nga të korruptuarit, të cilët shpesh pengojnë investimet e huaja. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Meta në takimin me investitoret grekë në Shqipëri. Meta i ka kërkuar investitorëve grekë që të informojnë pranë organeve kopetente për çdo rast abuzimi në administratë, i cili do të ndëshkohet rreptë në bazë të normave ligjore.

Kryeministri Meta ka premtuar se intesiteti i luftës ndaj kontrabandës do të krijoj kushtet për një konkurencë të ndershme. Kryeministri Meta ka kërkuar nga investitorët grek bashkëpunim në fushën e energjitikës, si dhe eksperiencë në tregtinë me vendet e Bashkimit Europian pas miratimit të studimit të fisibilitetit për Shqipërinë nga ky organizëm.

Ndërkohë Ambasadori Grek në Tiranë, Aleksandros Malas, ka siguruar se Qeveria Greke do të ndihmojë rritjen e investimeve greke në Shqipëri. Kryeministri Meta duke falenderuar biznesmenët grekë shprehu bindjen se këto investime do të rriten me përmiresimin e situatës së rendit në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti





Të ngjashme