Meta me Kryeministrin e Italisë: Presim mbështetje për negociatat nga të gjitha vendet

Posta

Meta me Kryeministrin e Italisë: Presim mbështetje për negociatat nga të gjitha vendet

18:24 15/10/2019

Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Tiranë, Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte është takuar me Presidentin Ilir Meta.

Në takimin e zhvilluar në ambientet e Presidencës, Meta-Conte biseduan për marrëdhëniet mes dy vendeve. Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi mbështetjen që Italia i ka dhënë vazhdimisht Shqipërisë.

Duke folur për negociatat për Shqipërinë dhe vendimin pro të Italisë, Presidenti Meta tha se “ndjekim me shumë vëmendje të gjithë debatin mbi vendimin që do të merret në Samitin e 17-18 Tetorit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë që qasja realiste e çeljes në parim të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare”.

Në takimin me Kryeministrin e Italisë, Meta theksoi rëndësinë e shtimit të investitorëve italianë në Shqipëri. Presidenti vlerësoi edhe komunitetin arbëresh në Itali, si një urë lidhëse mes dy vendeve.

Kryeministri italian Giuseppe Conte u takua më herët edhe me Kryeministrin Edi Rama. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi