Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është bindur në fitoren e lëvizjes politike që ai drejton në zgjedhjet e qershorit. Këtë e ka pohuar në Fier, në një takim me anëtarët e Forumit Rinor LRI.

Ilir Meta: “Dhe ne pikërisht këtë garantojmë, një Shqipëri normale dhe europiane, një Shqipëri ku njerëzit të mos vriten si në Gërdec për bukën e gojës, një Shqipëri ku njerëzit të mos vriten si në Bulqizë sepse nuk kanë se ku të shkojnë, një Shqipëri ku të rinjtë të studiojnë po njëkohësisht edhe të kenë mundësi që të punësohen, një Shqipëri ku të gjithë të kenë mundësi për të punuar dhe për të ndërtuar, dhe përmirësuar micionin e familjes tyre dhe të kombit tonë vetëm nëpërmjet punës”.

Meta ka premtuar se LSI do të hap vende të reja pune për të rinjtë dhe për të gjithë shqiptarët pas fitores së 28 qershorit./tvklan.al