Presidenti Ilir Meta është takuar në Marsejë me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian. Kreu i shteti shqiptar dhe kreu i diplomacisë franceze biseduan për mbështetjen e Francës në hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja në Marsejë, me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, jo vetëm për rëndësinë e bashkëpunimit në rajonin e Mesdheut. Presim vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri dhe mbështetemi fort tek Franca për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”

, thotë Presidenti Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti Meta po po zhvillon takime në Francë pas pjesëmarrjes në Paris në aktivitetin që shënoi përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

/tvklan.al