Meta me zyrtaren e DASH: Bashkëpunimi SHBA-Shqipëri do i shërbejë të ardhmes së vendit



Meta me zyrtaren e DASH: Bashkëpunimi SHBA-Shqipëri do i shërbejë të ardhmes së vendit

11:23 15/10/2020

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ndihmës Sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Maria Royce

Meta vlerësoi rëndësinë që ka vizita e saj për të konsoliduar e forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe të kulturës.

Duhet të synojmë, që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA, por njëkohësisht, edhe krijimin e kushteve që ata të kthehen në vendin e tyre, për t’u bërë liderët e ardhshëm të tij”, u shpreh Meta gjatë takimit.

Sipas zyrë spër mediat në Presidence, Meta ka thënë se “Shqipëria mirëpret, vijimin e angazhimit të përbashkët në drejtime të tilla, si shkëmbime të studentëve, akademikëve apo studiuesve të të dy vendeve”.

Kreu i shtetit ka theksuar se bashkëpunimi në fushat e arsimit dhe të kulturës ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA do t’i shërbejë së ardhmes të vendit dhe do të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor, si një mundësi reale për të afruar më shumë dy popujt./tvklan.al




Të ngjashme