Presidenti i Republikës, Ilir Meta është nisur këtë të mërkurë drejt Azerbajxhanit. Kreu i shtetit shqiptar do të marrë pjesë në Forumin e 7-të Global të Bakut, me temë: “Një Politikë e Jashtme e Re”.

Presidenti Meta do të mbajë një fjalë në hapje të Forumit dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, si dhe homologë të tjerë pjesëmarrës në Forum.

/tvklan.al