Me rastin e 82-vjetorit të ditëlindjes së Papa Françeskut, presidenti i Republikës Ilir Meta i dërgoi një mesazh urimi Atit të Shenjtë.

“Ju përcjell nga zemra urimet më të ngrohta e të përzemërta, si dhe ju uroj jetë sa më të gjatë, të shëndetshme e të mbushur me gëzim, në dobi të besimit katolik e mbarë njerëzimit”

, shkruan Meta.

“Vizita Juaj pastorale në Shqipëri, në vitin 2014, si dhe më pas vendimet hyjnore për shenjtërimin e Nënë Terezës, i kanë bërë shqiptarët krenarë”.

Po kështu, vijon presidenti

, jemi shumë mirënjohës për audiencën e veçantë që i dhatë delegacionit prej 200 shqiptarësh të shquar, vetëm pak ditë më parë, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu, Heroit Kombëtar të shqiptarëve dhe të qytetërimit evropian

.

Vetëm para pak javësh në një audiencë të veçantë, të kërkuar nga kreu i ambasadës sonë pranë selisë së shenjtë Majlinda Dodaj, Papa Françesku rikonfirmoi mbështetjen për popullin shqiptar, duke kërkuar integrim sa më të shpejtë të Shqipërisë në familjen europiane.

Tv Klan