“Nëse do ketë manifestim, do jetë për t’i dhënë fund regjimit të dhunshëm”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mohoi akuzat se ka organizuar protestat për Klodian Rashën. Gjatë një konferencë të përbashkët me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, Meta tha se nëse do të ketë një manifestim, ai do të jetë publik dhe për t’i dhënë fund një regjimi të dhunshëm.

Presidenti nuk shfaqi rezerva për emrin e Bledi Çuçit dhe la të kuptohet se nuk do ta vonojë dekretin.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga Meta të jetë një zë i fuqishëm kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa tha se Minishengeni është një projekt që i leverdis Serbisë.

Dy krerët e shteteve thanë se duhet më shumë bashkëpunim që të mos tjetërsohet e vërteta për genocidin serb. Ajo kërkoi një rezolutë nga Kuvendi i Shqipërisë, ku të dënohen krimet dhe genocidi serb në Kosovë.

Tv Klan