Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi homazhe sot paradite në “Varrezat e Dëshmorëve”, ku vendosi një kurorë me lule duke u përulur me respekt para Monumentit të “Nënës Shqipëri”, dhe nderoi kujtimin paraharruar e sakrificat e atyre që dhanë jetën për Atdhe.

Meta u shpreh para mediave të pranishme:

“Ishte kënaqësi të takoheshim edhe me përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve. Natyrisht ata janë kaq të shumtë, por të gjithë bashkë i bashkon përjetësia në nderim të asaj që kanë bërë për çlirimin e vendit, për 29 Nëntorin, që e vendosi Shqipërinë në anën e drejtë të historisë. Dhe jo vetëm riktheu 28 Nëntorin, që humbën më 7 Prill, por njëkohësisht edhe ka bërë të mundur që Shqipëria sot të jetë edhe anëtare e NATO-s, por pse jo, edhe të ketë një perspektivë shumë të mirë edhe për çeljen e negociatave për anëtarsimin në Bashkimin Evropian, pasi ishin ata që përcaktuan gjithashtu rrugën evropiane të Shqipërisë, ashtu sikurse edhe Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”,

tha kreu i shtetit. Ilir Meta.

/tvklan.al