Në Tiranë u zhvillua konferenca rajonale e Grave Parlamentare.

Jeta parlamentare, e parë nga këndvështrimi i grave deputete, ishte tema kësaj konferece të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Hapjen e diskutimeve dhe shkëmbimit të eksperiancave e përshëndeti kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Ai tha se ndryshimet në kodin elektoral do të sjellin më shumë gra në parlament.

Edhe gratë deputete që u ngjiten në foltore, theksuan rëndësinë e zgjerimit të përfaqesimit të tyre në institucionet vendimmarrëse.

Tv Klan