Presidenti Ilir Meta ndodhet në Gjirin e Lalëzit, ku është takuar me dy vëzhgues ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Kreu i shtetit thotë se ndodhet në plazh edhe pse është ditë e hënë, por shprehet se ka humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun mes qeverisë dhe opozitës për zgjidhjen e krizës.

“Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda dhe Katerinën nga Gjermania. Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju. Po kështu jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria. E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t’ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit”, shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook. /tvklan.al