Meta do të lançojë versionin web të Threads, një përpjekje për të ‘ringjallur’ platformën sociale.

Rivali i X/Twitter pati rritje eksponenciale kur u lançua në muajin Korrik. Megjithatë, përdoruesit e braktisën shpejt për arsye të funksioneve të kufizuara.

Meta shprehet se versioni web do të sjellë edhe opsione të reja, por ekspertët paralajmërojnë se do të  nevojiten më shumë përpjekje për të rikthyer vëmendjen e përdoruesve.

Në një postim në Threads, Zuckerberg shkruan se versioni web “do të dalë brenda pak ditëve”. Përdoruesit do mund të postojnë, të shohin faqen kryesore dhe të ndërveprojnë me postimet e të tjerëve.

Gjithsesi, disa opsione të versionit celular nuk do të jenë të disponueshme menjëherë në web.  Përdoruesit nuk do mund të ndryshojnë foton e profilit apo të dërgojnë një postim nëpërmjet mesazheve direkt, si në Instagram.

Meta ka premtuar se në javët pasardhëse do të rrisë funksionalitetin dhe versionet celular e web do të jenë njësoj./tvklan.al