Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se në Presidencë do të hapet një portal për problemet zgjedhore.

Kreu i shtetit tha se të gjitha problemet do të pasqyrohen aty dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të rinovojnë kartat e identiteti dhe të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Për mua ka rëndësi që të gjithë të bëjnë thirrje që shqiptarët të dalin në votime, dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë se ku e kanë vendin e votimit se mos u bëjnë lojëra dhe t’i shpërngulin. U bëj thirrje të gjithëve të shkojnë të rinovojnë kartën e identitetit siç bëra unë.

Dhe nëse do u krijojnë probleme do të hapet dhe një portal këtu në Presidencë për çdo problem dhe shqetësim të tyre. Që nga këto historitë që kemi dëgjuar me kartat e me elementë të caktuar të papërgjegjshëm të policisë. 24 Prilli është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Meta.

Më tej tha se pas 25 Prillit në vend do të rivendoshet rendi kushtetues dhe do të rithemelohet shteti./tvklan.al