Presidenti Ilir Meta pas Elbasanit ka shkuar në Shijak ku ka parë nga afër procesin zgjedhor dhe në këtë zonë. Në një deklaratë për mediat , Meta tha se i vetmi problem janë radhët e gjata të qytetarëve që kërkojnë të votojnë.

Shijaku do të shkëlqejë dhe do të nxjerrë vlerat e tij më të mira. I vetmi problem është që ka radhë të gjata të qytetarëve për të votuar“, tha Presidenti.

Më tej Meta tha se procesi po shkon shumë mirë dhe tha se kështu duhet të përfundojë, të ketë transparencë dhe gjatë procesit të numërimit.

I ftoj të gjitha forcat politike të gjithë kandidatët, të gjithë administruesit e këtij procesi të vijojnë në këtë mënyrë. Kjo ditë që nisi mrekullueshëm duhet të përfundojë kështu. Kështu duhet të vijojë dhe nata me dritë dhe me transparencë. Vetëm kështu jemi gati që të shkojmë drejt Evropës“, shtoi Presidenti./tvklan.al