Meta: Nëse LSI promovon banditë, qytetarët ta votojnë kundër e ta fshijnë nga faqja e dheut



Meta: Nëse LSI promovon banditë, qytetarët ta votojnë kundër e ta fshijnë nga faqja e dheut

14:21 24/02/2021

Duke iu përgjigjur Kryeministrit Edi Rama se deklaratat e Presidentit bëhen nga frika e shpërbërjes së partisë së themeluar prej tij LSI-së, Ilir Meta ka thënë se në konferenca del për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo për aksion opozitar.

Në këtë aspekt, Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos votojnë LSI-në nëse kjo parti promovon personat me precedent penal, përfshihet në vjedhje votash etj.

“Unë aksion opozitar nga Presidenca? A mund t’i bëj një shërbim Kryeministrit që s’ma ka kërkuar? Meqënëse mendon që unë përkrah ish-partinë timë që drejtohet nga zonja Monika, që e di gjithë Shqipëria që e kam gjetur në Partinë Socialiste, nuk e kam sjellë në politikë, që e ka bërë deputete Partia Socialiste nuk e kam bërë unë. E dini shumë mirë, e dinë edhe ata të Kombinatit, dhe për të cilën PS ka shkelur statutin pse bënë atë anëtare se nuk shkonin të rinj e të reja, ishte 16 vjeç.

Do t’i them, Presidenti del për të ndërgjegjësuar qytetarët që të votojnë pa frikë. Që të kuptojnë që ajo është fuqia e tyre, që të kuptojnë që kush ankohet dhe nuk voton nuk ka të drejtë fare të ankohet.

Dhe tjetra, nëse ish-partia që kam themeluar unë dhe që drejtohet nga zonja Monika, përfaqëson oligarkinë, ta votojnë gjithë shqiptarët kundër, në qoftë se promovon banditë e të inkriminuar, ta votojnë kundër gjithë shqiptarët ta fshijnë nga faqja e dheut. Të ngelet pa asnjë votë. Nëse përpiqet të blejë votra e të bëjnë marrëzira të tjera, të gjithë ta votojnë kundër. Ja këtë bën Presidenti. Nuk janë dele shqiptarët. Që të bëhemi Kore e Veriut, tani ka përfunduar kjo histori. S’mund të dali as Serbia, as Mali i Zi askush tjetër përpara Shqipërisë në integrimin europian”, deklaroi ndër të tjera Presidenti Ilir Meta. /tvklan.al







Të ngjashme