Presidenti Ilir Meta, nga Lezha ku ka takuar prefektin Gjok Jaku, ka vlerësuar masat e marra nga qeveria për të përballuar dhe parandaluar përhapjen e koronavirusit, por ka kërkuar më shumë bashkëpunim të qytetarëve.

Në një komunikim të shkurtër me mediat, Meta ka komentuar edhe çështjen me emigrantët që kanë mbetur në kufi.

Sipas Metës, duhen marrë masa për të realizuar karantinimin e tyre, por ka apeluar që të evitohet lëvizja në këtë periudhë.

Sa i takon shpërblimit të mjekëve në Lezhë, Meta tha: Nuk dua të nxitohem dhe të jap vlerësime  për të cilat nuk kam informacion të plotë apo të saktë, por dua të përshëndes ekipin e mjekëve dhe infermierë, pasi janë ndeshur me këtë pandemi, kanë rrezikuar disa prej tyre dhe për fat të mirë situata tashmë është vendosur në kontroll, dhe unë mendoj se premtimet që janë bërë do të mbahen ndaj të gjithëve, dhe në radhë të parë ndaj mjekëve dhe infermierëve. /tvklan.al