GJK shkeli ligjin. S’pati këllqe të marrë vendim

Presidenti ka vendosur të caktojë një datë për zgjedhje të pjesshme lokale në bashkitë e ngelura pa kryetar, 1 muaj pasi Gjykata Kushtetuese i legjitimoi zgjedhjet e Qershorit 2019 edhe pse opozita nuk u fut në zgjedhje.

Meta thotë se e nisi procedurën pasi u njoh me vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese dhe mohon që vendimi për t’i çuar në këtë moment në zgjedhje 6 bashkitë, atë të Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Vorës, Lushnjes e Rrogozhinës, të lidhet me situatën në PD.

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 30 Qershorin e cilëson jo të plotë dhe relatoren e çështjen e akuzon për shkelje që sanksionohen nga ligji.

Por a po përdor presidenti këtë dalje për të shantazhuar anëtarët e Kushtetueses, të cilët vetëm 4 ditë më vonë do të shqyrtojnë kërkesën e parlamentit për shkarkimin e tij? 

Pranon se do t’i kthehet politikës aktive pasi të lerë Presidencën dhe se do të jetë aty për shumë gjatë.

Tv Klan